top of page

Rrjedha familjare (teoria adleriane) dhe krijimtaria

  • Writer: Dori
    Dori
  • Nov 17, 2024
  • 4 min read

A e keni menduar ndonjëherë sesi rrjedha familjare, pra pozita e fëmijës në familje, mund të ndikojë në krijimin e personalitetit tuaj? Kjo ishte ideja e psikiatrit të njohur Alfred Adler, i cili solli teorinë e personalitetit që lidhet ngushtë me rendin e lindjes në familje. Në këtë artikull do të diskutojmë si kjo dinamikë ndikon në zhvillimin e karakteristikave dhe krijimtarisë së individëve.


Rendi dhe ndikimi në personalitet


  • Fëmija i parë shpesh zhvillon karakteristika të pjekurisë më herët dhe ka përgjegjësi të mëdha që krijojnë një ndjenjë sigurie dhe rëndësie. Ky fëmijë është zakonisht ai që merr më shumë vëmendje dhe dashuri nga prindërit, por gjithashtu përballet me pritshmëri të larta. Kjo mund të çojë në zhvillimin e ambicies dhe një ndjenje të fortë të lidershipit.


  • Fëmija i mesëm shpesh përballet me një pozicion sfidues mes fëmijës më të madh dhe atij më të vogël. Ky fëmijë zhvillon aftësi për të ndërtuar marrëdhënie dhe për të krijuar një balancë ndërmjet dy anëve të familjes. Fëmijët e mesëm janë shpesh të adaptueshëm dhe krijues, të aftë për të negociuar dhe për të krijuar marrëdhënie të forta.


  • Fëmija i vogël, zakonisht është më i mbrojtur dhe shpesh ka mundësinë të eksplorojë dhe të zhvillojë kreativitetin e tij pa presionet që ndjejnë fëmijët më të mëdhenj. Megjithatë, përkëdhelja e tepërt dhe pritshmëritë më të ulëta mund të krijojnë sfida në zhvillimin e pavarësisë dhe përgjegjësisë.


  • Fëmija i vetëm, shpesh i quajtur "mbreti" i familjes, përjeton një përqendrim të madh të dashurisë dhe pritshmërive të prindërve. Ky pozicion mund të çojë në zhvillimin e aftësive të forta intelektuale dhe përsosmërisë, por gjithashtu paraqet sfida për krijimin e marrëdhënieve me të tjerët.



Fëmija i pare dhe krijimtaria


Fëmijët e parë shpesh konsiderohen si më të suksesshmit në shumë fusha, veçanërisht për shkak të përgjegjësisë dhe përpjekjeve të tyre për të arritur qëllimet e vendosura. Ata shpesh zhvillojnë një tipar të fortë të lidershipit, të angazhuar për të bërë gjërat mirë dhe të mbështetur nga prindërit që kanë shpresë të lartë për ta. Suksesi i fëmijës së parë shpesh lidhet me aftësinë e tij për të menaxhuar përgjegjësitë dhe për të udhëhequr. Ndër karakteristikat primare janë: perfekcionizëm, ambicie, përgjegjësi, prirje për të udhëhequr, dhe vetëbesim të lartë. Ndërsa fushat e suksesit në karrierë përfshihen biznesi, pozita udhëheqëse, mësimi, hulumtimi dhe fushat që kërkojnë aftësi organizative dhe menaxhimi. Ata janë gjithashtu shpesh të suksesshëm në fusha që kërkojnë përgjegjësi të lartë, si juridikja, politika ose drejtimi i kompanive. Personat më të njohur që i përkasin kësaj kategorie janë: Barack Obama, Princ William, Ellen DeGeneres, Meryl Streep, Mary Shelley, Tolstoy, dhe J.K. Rowling.


Fëmija i mesem dhe krijimtaria


Fëmijët e mesëm, ndonëse mund të mos kenë të njëjtin presion si fëmijët e parë, shpesh zhvillojnë aftësi të forta për të negociuar dhe për të gjetur balancë, duke mësuar të krijojnë marrëdhënie dhe të bashkëpunojnë me të tjerët. Ata shpesh janë të adaptueshëm dhe të aftë për të përshtatur aftësitë e tyre për të përballuar situata të ndryshme. Fëmijët e mesëm mund të jenë shumë të suksesshëm në fusha që kërkojnë bashkëpunim dhe ndërveprim social. Ndër karakteristikat primare janë: të adaptueshëm, të aftë për të ndërmjetësuar dhe për të krijuar marrëdhënie, shpesh më pak të varur nga miratimi i prindërve, dhe krijues. Fushat më të suksesshme tek këta fëmijë janë fushat e biznesit që kërkojnë bashkëpunim dhe aftësi sociale, marrëdhëniet ndërkombëtare, zhvillimi i produkteve të reja, dizajni, arti, ose menaxhimi i burimeve njerëzore. Personat më të njohur që i përkasin kësaj kategorie janë: Steve Jobs, Abraham Lincoln, Queen Elizabeth II, Martin Luther King Jr, Virginia Woolf, Margaret Atwood, Mark Zuckerberg, Princess Diana dhe Maya Angelou.


Fëmija i fundit dhe krijimtaria

Fëmijët e fundit, ndonëse shpesh përballen me pritshmëri të ulëta dhe janë përkëdhelur më shumë, shpesh zhvillojnë aftësi krijuese dhe mund të bëhen të shkëlqyer në fusha që kërkojnë imagjinatë dhe mendim të jashtëzakonshëm. Këta fëmijë shpesh zhvillojnë një natyre të pavarur dhe shpërthyese, të orientuar drejt shprehjes personale dhe të ndryshimit. Karakteristikat kryesore në këto raste janë: kreativiteti, energji e lartë, shpesh mendjehapur dhe në kërkim të mundësive të reja, natyrë të hapur. Ndërsa fushat e suksesit në pjesën më të madhe të rasteve janë: art, muzikë, sport, krijim i biznesit dhe ndërmarrësisë, fusha të lidhura me inovacionin dhe ndihmën për të tjerët. Fëmijët e fundit shpesh janë të suksesshëm në profesione që kërkojnë kreativitet dhe mendim të pavarur. Persona më të njohur të kësaj kategorie janë: Pablo Neruda, Goethe, Bill Gates, Tom Hanks, dhe F. Roosevelt.


Fëmija i vetëm dhe krijimtaria


Fëmijët e vetëm shpesh janë më të suksesshëm në fusha që kërkojnë aftësi të forta intelektuale dhe përsosmëri. Ata janë të mësuar të punojnë vetë dhe të menaxhojnë pritshmëritë e larta të prindërve. Fëmijët e vetëm mund të jenë më të suksesshëm në fushat që kërkojnë aftësi analitike dhe organizative. Karakteristikat kryesore tek këta fëmijë janë: perfekcionizëm, vetëbesim të lartë, aftësi për të punuar dhe për të qenë të pavarur, shpesh më të pjekur emocionalisht dhe më të mençur. Fushat më të mundshme të suksesit: karriera akademike, kërkimi shkencor, menaxhimi, mjekësia, dhe profesione që kërkojnë një nivel të lartë të përkushtimit dhe kompetencës. Ndër persona më të njohur në këtë kategori janë: Frank Sinatra, Al Pacino, Albert Einstein dhe Thomas Edison.


Është e rëndësishme për të kuptuar që thjesht radhë e familjes nuk formëson karakterin tuaj, ekzistojnë edhe shumë variabla të tjerë ekzistues qe ndikojnë. Kreativiteti juaj është i palimishëm dhe radhë e juaj e lindjes asnjëherë nuk e kufizon një gjë të tillë.


Me ngrohtësi,

Dori






 
 
 

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page