top of page

E dua, apo e dua faktin që me duan?

  • Writer: Dori
    Dori
  • Nov 3, 2024
  • 3 min read

Updated: Nov 5, 2024

Më thuaj një koncept me të veshtire, e pamundur apo jo? Marëdheniet romantike janë shumë komplekse dhe të ndryshme nga cdo njëri nga ne, prandaj është e rëndësishme që përvojat dhe informacionet që merrni nga të tjerët jo domosdoshmerishte t’i aplikoni edhe në situatën tuaj. Ndonjëherë përgjithësimi i gjërave vret në vend që të bëj me mirë. Çdo lidhje është unike, dhe duhet berë atë që ti ndjenë.



Dilema e ndjenjave të vërteta


Nese ndonjëhere keni qëne në një situatë që keni pyetur veten “A e dua këtë përson? Apo thjeshtë e dua faktin që më do? ”, është situatë mjaftë e vështirë që lidhet me natyrën e marëdhënies. Edhe pse ka të bejë me ndjenjat të drejtuara vetëm ndaj një përsoni ekziston një mori efektesh që mund të ndikojnë atë që ndjenë ti.



Roli i dashurisë në plotësimin e nevojave themelore


Kthehemi disa hapa mbrapa tani, për të bëre dallimin në mes dashurisë dhe të qënurit i/e dashur. Njëherë Maslow na tregojë një hierarki të nevojave psikologjike themelore të cdo njërit nga ne që formojnë bazën për marëdheniet ndërnjerëzore. Por nese kemi qenë të hutuar nga dashuria gjatë asaj kohe kur e kemi mësuar, sigurishtë që nuk e mbajm mend. :P


Atëherë ky burr, shumë i njohur në psikologji, rënditi nevojën “për dashuri dhe përkatësi” si nevojat bazë të njëriut. Kështu që sipas kësaj dhe sipas shumë njerëzve të tjerë dashuria është nevoja themelore për që të ndjehemi të plotësuar si individ. Ne vazhdimishtë përgjatë jetës kërkojmë marëdhënie ku mund të ndjehemi të dashur, të pranuar dhe të vlerësuar. Është një instikt njerëzor që është gati e pamundur të ndryshohet, kërkesa për t’u lidhur me të tjerët dhe për të gjetur nje ndjenjë sigurie dhe stabiliteti emocional.


Gradualishtë kjo nevojë për dashuri bëhet më e shëndoshë që mund të evulojë duke kërkuar në menyrë të pavetëdijshme për të qenë të dashur për ndjenjën e vlerësimit që ajo sjell, dhe jo për ndjenjën vet. Kjo shpjegohet sesi ndonjëherë kur një maredhenie fillon ne mund të ndjejmë një energji shkelqyese të momentit, por me kalimin e kohës shkon duke u venitur, dhe që mund të kuptojmë që kjo dashuri ishte me shumë e lidhur me nevojën tonë për miratim dhe ndjenjën e vlerësimit, dhe jo me dashurine e pakushtë për atë përson.



Kërkimi i përhershëm për ndjenja sigurie dhe stabilitet emocional


Në fakt, teoria e lidhjes e John Bowlby-t dhe Mary Ainsworth-it na tregon se kërkimi për lidhje dhe për dashuri është një instinkt themelor që rrënjoset thellë në mënyrën sesi krijojmë lidhje që në fëmijëri. Nëse një marrëdhënie na bën të ndihemi të sigurt dhe të vlefshëm, ndonjëherë mund të mos jetë vetë dashuria ajo që na lidh, por ndjenja e rehatisë emocionale dhe pranimit që na ofron. Kjo lidhje me nevojën për dashuri dhe siguri, që fillon që në fillimet e jetës, na bën të kërkojmë marrëdhënie që mund të përmbushin më shumë ndjenjën e miratimit dhe të përkatësisë sesa ndjenjën e dashurisë autentike.



Dashuria si zgjedhje


Erich Fromm, në librin e tij "Arti i Dashurisë," e përshkruante dashurinë si një akt të vazhdueshëm të dhënies dhe përkushtimit, jo thjesht një emocion që e marrim prej tjetrit. Ai sugjeron se dashuria e vërtetë është një proces aktiv ku zgjedhim të japim dhe të kujdesemi për tjetrin, pa pritur domosdoshmërisht diçka në këmbim. Kjo vë në dyshim idenë nëse ndjenja jonë është e drejtuar realisht ndaj tjetrit apo thjesht ndaj kënaqësisë që ndjejmë kur jemi të dashur dhe të pranuar.


Edhe Sartre kishte dhënë një mendim ku thoshte se dashuria mund të shndërrohet në një varësi emocionale, që na mban të lidhur jo sepse e duam patjetër personin, por sepse kemi nevojë për mënyrën sesi ai ose ajo na bën të ndihemi. Sartre e mendonte këtë gjendje si: "Ferr është tek të tjerët" sepse jemi të verbuar nga pritshmëritë dhe vlerësimi i tjetrit, duke harruar të ndjejmë vërtet.



Kuptimi i asaj se çfarë ndjejmë


Kjo dilemë shpesh mund të zbulohet kur marrëdhënia fillon të bjerë në rrotën e rutinës së përditshme. Fillimet e një marrëdhënieje gjithmonë janë të ndritshme dhe duket se çdo gjë do të jetë nën kontroll. Por nëse me kalimin e kohës ndiejmë se kemi më shumë nevojë për vlerësimin dhe pranimin që na jep marrëdhënia, dhe jo për personin në vetvete, atëherë ndoshta kjo është një shenjë që ajo dashuri nuk është aq e qëndrueshme sa mendonim. Kjo mund të jetë një sinjal për të parë më thellë ndjenjat dhe për të pyetur veten nëse dashuria për atë person është reale, apo thjesht jemi të kënaqur sepse jemi në një marrëdhënie që plotëson nevojat tona.


Merr frymë thellë; përgjigjja është brenda teje, thjesht e mbuluar nga stërmendimet. Bëje zgjedhjen që është më e mira për ty!


Me ngrohtësi


Dori <3



 
 
 

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page