Miku yt terapist
Kush jemi ne?
Duke gjetur inspirim në çdo rrugë.
Dy persona që një ditë të bukur vjeshte vendosën që të punonin së bashku. Tashmë e kuptonin sa i thellë është truri i njeriut, dhe e kuptonin sa të rëndësishme janë përjetimet e njeriut dhe sa shenja lënë në udhëtimin e gjatë të jetës. Për të bërë rrugën e përballueshme për të tjerët, vendosën që të bashkojnë duart dhe të punojnë së bashku.

Historia jonë
Gjithmonë e kam pasur dëshirën që të shkruaj, por gjithmonë më ka munguar shtysa që të vazhdoj. Deri një ditë ndodhi. Unë dhe Blerina njihemi që nga fillimet e para të studimeve në Psikologji. Ishte pikërisht në semestrin e dytë kur miqësia jonë u bë më e ngrohtë, dhe që nga ajo kohë, edhe pse kanë kaluar vite, kemi qenë mbështetja më e madhe për njëra-tjetrën. Vitet kaluan, por miqësia jonë vazhdimisht forcohej. Duke shpresuar që energjinë që ndajmë në miqësinë tonë ta shtrijmë edhe tek ata që kanë nevojë për një person që t’i dëgjojë, vendosëm t'i ofrojmë mbështetje edhe të tjerëve.